Kryetari i Albin Kurti, ka dalë para mbështetësve në Prishtinë pak para mesnatës, duke e cilësuar rezultatin e zgjedhjeve si një fitore të re për Lëvizja Vetëvendosje.
Në fjalën e tij, Kurti deklaroi se kjo është fitorja e pestë e LVV-së në zgjedhjet parlamentare brenda shtatë viteve të fundit, duke përmendur sukseset elektorale të viteve 2019, 2021, dy proceset zgjedhore të vitit 2025 dhe zgjedhjet e vitit 2026.
Sipas tij, rezultati përbën një konfirmim të mbështetjes qytetare për qeverisjen e Vetëvendosjes dhe një dëshmi të besimit të qytetarëve ndaj politikave të saj.
Reklame
“Ne bëjmë bashkë sigurinë e shtetit dhe kufijve me mirëqenien e qytetarëve. Nuk ka vështirësi që nuk e kemi tejkaluar, sepse tash ka shtet për krejt, e ne jemi krejt për shtet”, u shpreh Kurti para mbështetësve, duke përsëritur sloganin e partisë.
Ai theksoi se qytetarët te Vetëvendosja gjejnë garanci për mirëqeverisje dhe shtoi se partia që drejton është e gatshme të vazhdojë punën në interes të vendit, duke e krahasuar këtë qasje me atë që e quajti “blloku opozitar”.
Në fund të fjalës së tij, Kurti kërkoi që legjislatura e 11-të të nisë sa më shpejt punën dhe paralajmëroi takime e konsultime me të gjitha partitë politike në ditët në vijim, me synim formimin e institucioneve të reja dhe vazhdimin e qeverisjes.
Në fjalimin e tij në Munich Security Conference, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u përpoq të qetësonte aleatët evropianë duke theksuar se marrëdhëniet...
Pas rritjes së çmimeve të karburanteve me 22% dhe të vajit ushqimor deri në 8%, prodhuesit paralajmërojnë se shtrenjtimi pritet të prekë edhe preparatet...
Të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Lezhë-Gjader, në zonën e quajtur Gocaj.
Burime zyrtare konfirmojnë...