Në ditën e tetë të protestave, tubimi qytetar në Tiranë ka vijuar edhe pas përfundimit të fjalimeve, duke u shndërruar në një marshim në rrugët e kryeqytetit.

Protestuesit janë shpërndarë përgjatë akseve kryesore të qytetit, duke mbajtur pankarta dhe duke valëvitur flamuj kuqezi, ndërsa kanë vijuar me thirrje dhe mesazhe kundër qeverisë dhe projektit në Zvërnec.

Reklame

Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, protesta nuk është mbyllur me tubimin në shesh, por po vijon si një marshim paqësor në formë proteste qytetare, me synimin për të zgjeruar zërin e tyre nëpër qytet.

Atmosfera në kryeqytet paraqitet e ngarkuar me simbole, parulla dhe thirrje të vazhdueshme, të cilat kanë nisur që prej orëve të pasdites dhe pritet të vijojnë gjatë gjithë marshimit.

Protestuesit shprehen se kërkesat e tyre mbeten të pandryshuara dhe se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët në vijim.

Reklame