Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eugena Tomini, deklaroi se udhëzuesi për trajtimin hormonal është një dokument orientues klinik dhe jo një protokoll përfundimtar terapeutik.

Sipas Tominit, dokumenti është hartuar mbi bazën e praktikave dhe rekomandimeve ndërkombëtare, si edhe nga vlerësimi i një ekipi multidisiplinar specialistësh.

Reklame

Ajo sqaroi se qëllimi i udhëzuesit është orientimi i profesionistëve të shëndetësisë në procesin e rekomandimit të terapisë hormonale për individët që referohen për këtë shërbim.

Zv.ministrja theksoi se dokumenti:

  • nuk rekomandon nisjen e trajtimit hormonal në fëmijëri
  • i referohet vetëm adultëve
  • mbështetet në konsentin individual të informuar
  • respekton legjislacionin në fuqi

Në lidhje me debatet për rimbursimin e medikamenteve hormonale, Tomini deklaroi se udhëzuesi nuk përcakton skema financimi apo rimbursimi.

Sipas saj, dokumenti përmban vetëm rekomandime të përgjithshme dhe tipe të ndryshme terapish hormonale, bazuar në praktikat klinike ndërkombëtare.

Deklarata e zv.ministres vjen në një kohë debatesh publike mbi interpretimin dhe përmbajtjen e udhëzuesit të publikuar nga institucionet shëndetësore.

Reklame