Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar nisjen e procedurës së rimbursimit për 34,263 individë që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në DIVA 2025 dhe që kanë rezultuar me tatim të mbipaguar.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Tatimet bëjnë me dije se pagesat do të kalojnë në llogaritë bankare të deklaruara nga përfituesit gjatë procesit të deklarimit.

Reklame

“Nis rimbursimi për 34,263 individë që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në DIVA 2025 dhe kanë rezultuar me tatim të mbipaguar. Pagesat do të kalojnë në llogaritë bankare të deklaruara nga individët përfitues”, thuhet në njoftim.

Sipas institucionit, kjo masë konsiderohet një lehtësi fiskale në mbështetje të familjeve dhe qytetarëve, duke synuar uljen e barrës financiare për familjet me fëmijë në ngarkim.

Reklame