Rreth orës 18:45 të mbrëmjes së sotme, është dërguar për mjekim në spital shtetasi Elvis Visha, rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në krah me armë zjarri në zonën e Bathores.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa forcat e rendit dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes.

Reklame

Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të incidentit.

Reklame