Kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit për 35-vjetorin e Partia Socialiste e ShqipërisëDurrës, vlerësoi rezultatin e arritur nga socialistët në këtë qark në zgjedhjet e fundit, duke e cilësuar degën lokale të PS-së si një model organizimi dhe suksesi elektoral.

Rama falënderoi strukturat dhe mbështetësit për angazhimin në terren, ndërsa theksoi se rezultatet e arritura nuk janë rastësi, por produkt i punës së vazhdueshme dhe organizimit në çdo nivel të partisë.

Reklame

“Ndodh shpesh që në takimet tona ne ta sjellim si shembull Partinë Socialiste të Durrësit. Për këtë shembull që Durrësi ka krijuar, dua t’i falënderoj absolutisht të gjithë”, u shpreh kryeministri.

Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te procesi i integrimit europian të Shqipërisë, duke kujtuar se nesër në Bruksel zhvillohet konferenca ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimi Europian.

Sipas tij, ky takim pritet të vulosë përmbylljen e fazës hyrëse dhe hapjen e fazës përmbyllëse të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Sot është dita përpara konferencës ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në Bruksel, ku do të vuloset përmbyllja e fazës hyrëse dhe hapja e fazës përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, deklaroi Rama.

Reklame