Me makina inteligjente, dronë dhe radarë modernë, teknologjia është tashmë e pranishme në çdo aks rrugor për të monitoruar në kohë reale shpejtësinë, parakalimet e rrezikshme, përdorimin e alkoolit në timon dhe çdo shkelje që rrezikon jetën e qytetarëve.
Autoritetet po shtojnë kontrollet përmes sistemeve të avancuara, të cilat identifikojnë automatikisht shkelësit dhe dokumentojnë çdo manovër të rrezikshme në rrugë.
Mesazhi i institucioneve është i qartë: rregullat e qarkullimit nuk janë zgjedhje, por detyrim për të gjithë drejtuesit e mjeteve.
Falë teknologjisë së re, monitorimi tashmë kryhet 24 orë në ditë, duke reduktuar mundësinë që shkeljet të kalojnë pa u ndëshkuar.
“Syrit të pagabueshëm të teknologjisë nuk i shpëton dot askush”, theksohet në mesazhin sensibilizues për sigurinë rrugore, ndërsa apelohen qytetarët të respektojnë rregullat dhe të shmangin sjelljet që mund të kthehen në burim aksidentesh fatale.














