Deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi, është paraqitur këtë të martë në ambientet e SPAK, ku ka qëndruar për rreth dy orë.
Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Peçi është pyetur nga gazetarët lidhur me arsyen e thirrjes së tij, por ka refuzuar të japë detaje.
Reklame
“E dinë ata”, është përgjigjur shkurt deputeti socialist, pa sqaruar nëse ishte thirrur në cilësinë e personit nën hetim, dëshmitarit apo për ndonjë procedurë tjetër.
Deri më tani, SPAK nuk ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me paraqitjen e Tërmet Peçit në Prokurorinë e Posaçme.
Reklame















