Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat hera-herës do të jenë më të dendura, kryesisht në zonat qendrore dhe jugore të vendit.
Reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët priten që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, kryesisht në qendër dhe jug të territorit. Gjatë pjesës tjetër të ditës, reshjet do të jenë lokale dhe me intensitet të ulët, kryesisht përgjatë zonave malore në lindje, ku nuk përjashtohen edhe shtrëngata afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë deri në 14 m/s.
Sa i përket detit, valëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.















