Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë në debate procedurale gjatë seancës plenare, pasi Ulsi Manja kërkoi fjalën për replikë pas deklaratave të kryetarit të PD-së Sali Berisha.
Kërkesa e Manjës u refuzua nga drejtuesi i seancës Niko Peleshi, i cili u shpreh se nuk mund të jepet fjala jashtë rregullores dhe minutazhit të përcaktuar për diskutimet.
“Jemi në diskutime me minutazh të caktuar, në orën 16:00 duhet të kenë përfunduar të gjitha diskutimet”, u shpreh Peleshi, duke theksuar se rregullorja e Kuvendit nuk lejon ndërhyrje jashtë radhe.
Ndërkohë, opozita reagoi me duartrokitje dhe ovacione ndaj vendimit procedural.
Peleshi shtoi se replikat dhe ndërhyrjet duhet të bëhen vetëm kur t’u vijë radha sipas rendit të përcaktuar, duke ia dhënë më pas fjalën kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.
“Nuk mundet, jemi në diskutime me minutazh të caktuar në orën 16;00 duhet të kenë përfunduar të gjithë diskutimet! Unë nuk jam Niko (I drejtohet Manjës)”, tha Peleshi, ndërkohë opozita shpërtheu në duartrokitje dhe ovacione.
“Zoti Manja e tha që në fillim, nuk ndërpritet për procedurë dhe Replikë. Kur t’ju vijë radha do të flisni. Me rregullore e kemi me minutazh të dakordësuar. Nuk mund ta bëni këtë gjë, kur t’ju vijë radha”, vijoi Peleshi duke ia dhënë fjalën kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla.















