Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 19-vjeçare ka humbur jetën pas një mbidoze të dyshuar me drogë.

Sipas hetimeve, tre të rinj mes tyre edhe një shqiptar akuzohen se e kanë droguar vajzën, duke shkaktuar arrest kardiak që i mori jetën.

Reklame

Policia greke ka arrestuar autorët, të cilët do të përballen me akuzën e vrasjes së paqëllimshme.

Ngjarja ka ndodhur në një hotel të zonës, ku të rinjtë kishin konsumuar drogë.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur ata dalin nga hoteli, ndërsa viktima shihet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Pas daljes, të rinjtë e braktisën vajzën në shesh dhe më pas njoftuan shoqen e saj për vendndodhjen.

Për të fshehur gjurmët, ata pastruan dhomën e hotelit dhe fshehën celularin e viktimës.

Fatkeqësisht, pak minuta pas braktisjes, 19-vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Dosja i është referuar prokurorisë, ndërsa në ditët në vijim pritet që tre të rinjtë të njihen zyrtarisht me akuzat.

Reklame