Policia ka zbardhur detajet nga ngjarja e rëndë e regjistruar gjatë natës në Fier, ku një 47-vjeçar u gjet i vdekur teksa kishte shkuar të grabiste një banesë.
Sipas policisë, hajduti është identifikuar si shtetasi me iniciale, Ilir Zarka 47-vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete në dritaren e banesës.
Reklame
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga asfiksia, gjatë tentativës për t’u futur në banesë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Reklame















