Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për 17 të pandehur, të akuzuar për kultivimin e një sasie të madhe kanabisi në fshatin Drenovicë të Beratit.

Sipas dosjes, të pandehurit akuzoheshin për kultivimin e rreth 1.8 tonëve lëndë narkotike Cannabis sativa, të realizuar përmes serave të përshtatura për aktivitetin kriminal.

Reklame

Gjykata ka shpallur fajtorë dy drejtuesit e dyshuar të grupit:

  • Sadetin Hasaj
  • Blerim Xheka

Të dy janë dënuar me nga 8 vite e 8 muaj burgim, pasi përfituan ulje dënimi nga gjykimi i shkurtuar.

Me 6 vite e 8 muaj burgim janë dënuar:

  • Sidrit Bisha
  • Suad Smakaj
  • Jurgen Ujkaj
  • Samoel Lushaj
  • Endriol Xheka
  • Mirvaldo Disha
  • Hamdi Dyli

Ndërsa me 5 vite e 4 muaj burgim janë dënuar:

  • Arben Vrapi
  • Adiol Çifliku
  • Lulzim Bushataj
  • Mustaf Manej
  • Bashkim Mema
  • Edison Mema

Gjykata shpalli fajtore edhe:

  • Drita Mema
  • Izmire Mema

Ato u dënuan me nga 4 vite burg, por dënimi u pezullua dhe u vendosën në provë për një periudhë 3-vjeçare.

Gjykata i shpalli të pafajshme për akuzën e pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal dhe vendosi shuarjen e masave të sigurimit ndaj tyre.

Sipas hetimeve të paraqitura në GJKKO, grupi i të pandehurve dyshohej se kishte krijuar një skemë të organizuar për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura (sera), me qëllim prodhimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike në sasi të mëdha.

Rasti i Drenovicës konsiderohet një nga operacionet më të mëdha të goditura në zonën e Beratit në vitet e fundit.

GJKKO dënon me 14 vite burg kolumbianin e dosjes “Frakulla”, SPAK e akuzon si kimist të laboratorit të kokainës

Tjetërsim pronash në bregdetin e Durrësit, SPAK dërgon në gjyq ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të pandehur të tjerë

Reklame