Çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur nivelin e 214 lekëve për litër, duke shënuar një rritje alarmante prej 12 lekësh brenda vetëm një dite. Rritja vjen në një kohë kur çmimet ndërkombëtare të energjisë dhe tensionet rajonale po ndikojnë në tregun lokal.

Ministri Karakaçi paralajmëron: Bordi i Transparencës mund të ngrihet menjëherë

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, deklaroi se po monitorojnë me kujdes tregun dhe se Bordi i Transparencës, që cakton çmimet tavan të karburantit, mund të aktivizohet shumë shpejt përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave.“Ky bord është aty dhe mund të krijohet me një vendim të Këshillit të Ministrave. Po e shohim dinamikën e tregut dhe shihet a ka mungesë të produktit,” tha Karakaçi.

Reklame

Taksa e qarkullimit do të paguhet nga përdoruesit e makinave më intensivë

Karakaçi sqaroi se modeli aktual i taksës së qarkullimit, i aplikuar direkt në pikat e karburantit, është më i drejtë sepse paguajnë më shumë ata që përdorin më shumë makinën. Ai shtoi se po ndjekin dinamiken e tregut edhe në rajon, duke theksuar se furnizimi i Shqipërisë nuk rrezikohet nga ngushtica e Hormuzit.“Mbi 90% e furnizimit vjen nga rrugë të tjera detare. Mekanizmi është aty dhe mund të ngrihet shumë shpejt,” tha ministri.

Shqetësim për qytetarët: çmimet e karburantit mund të rriten edhe më shumë

Ekspertët paralajmërojnë se pa ndërhyrjen e Bordit të Transparencës, qytetarët mund të përballen me çmime të larta të karburantit në javët në vijim. Rritja e 12 lekëve brenda një dite tregon një presion të lartë në tregun e naftës dhe nevojën për masa të menjëhershme nga autoritetet.

Reklame