Personi që shihni në foto është autori i dyshuar i plagosjes së një 39-vjeçari turk, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së hënës në një lokal në Tirana.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se i plagosuri dhe autori mund të kenë pasur një konflikt të mëparshëm. Megjithatë, 39-vjeçari turk nuk është treguar bashkëpunues me policinë për identifikimin e autorit apo për sqarimin e motiveve të konfliktit.

Reklame

Pas ngjarjes, i plagosuri u transportua menjëherë në spital, ku sipas burimeve mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit dhe të zonës përreth, të cilat pritet të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes, ndërsa po verifikohen edhe rrethanat që çuan në konfliktin mes palëve.

Reklame