Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar për shkeljet e rënda të rregullave të qarkullimit rrugor, duke bërë thirrje për më shumë përgjegjshmëri në timon.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari publikoi të dhënat e kontrolleve të kryera nga Policia e Shtetit gjatë natës së kaluar.

Reklame

Sipas tij, pajisjet inteligjente kanë evidentuar 206 raste të automjeteve që lëviznin me shpejtësi nga 150 deri në 212 km/h.

Shkeljet janë konstatuar në segmentet rrugore nga Lezha në Fier, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h.

Lamallari: Automjeti nuk është armë

Ministri i Brendshëm e cilësoi këtë sjellje si një rrezik serioz për jetën e drejtuesve dhe të gjithë përdoruesve të rrugës.

Sipas tij, drejtimi i automjeteve me shpejtësi ekstreme mund të shkaktojë pasoja të rënda.

“Automjeti nuk është armë!”, theksoi Lamallari në reagimin e tij.

Ai paralajmëroi se nuk do të ketë tolerancë ndaj drejtuesve që i përdorin rrugët si pista garash.

“Rrugët nuk do t’ua lëmë në dorë atyre që sillen si kamikazë”

Lamallari theksoi se teknologjia moderne e Policisë së Shtetit po përdoret për të identifikuar shkeljet e rregullave të qarkullimit.

Sipas tij, ndaj drejtuesve që tejkalojnë ndjeshëm kufijtë e shpejtësisë do të merren masat administrative dhe ligjore përkatëse.

“Rrugët nuk do t’ua lëmë në dorë atyre që sillen si kamikazë në timon”, u shpreh ministri.

Reagimi vjen në kuadër të kontrolleve për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve të shkaktuara nga shpejtësia e lartë.

Lexo edhe:

Lamallari: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje

Lamallari paralajmëron kontrolle kundër zhurmave: “Decibelët shurdhues nuk janë argëtim”

Reklame