Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka deklaruar se Struktura e Posaçme ka bërë përparime në luftën kundër krimit, ku tashmë ka në duar shumë informacione se si organizohen grupet kriminale.
Gjatë fjalës së tij në takimin e mbajtur në Tiranë me përfaqësues të rrjetit të Akademisë Kombëtare të FBI-së, Braho ka deklaruar se Struktura e Posaçme ka mësuar se si organizohen grupet kriminale dhe sipas tij informacionet e siguruara në Shqipëri po ndihmojnë në zbardhjen e çështjeve në shtetet evropiane dhe anasjelltas.
Sipas Brahos, SPAK ka fituar njohuri mbi mënyrën se si organizohen grupet kriminale, si krijojnë lidhje përtej kufijve dhe se si fshehin dhe lëvizin përfitimet e tyre.
“Në Shqipëri kemi bërë përparim me hetimin dhe goditjen e krimit të organizuar. Bashkëpunimi ndërkombëtar ka pasur një rol të rëndësishëm në këtë proces. Me hetimet tona kemi fituar njohuri mbi mënyrën se si organizohen grupet kriminale, si krijojnë lidhje përtej kufijve dhe se si fshehin dhe lëvizin përfitimet e tyre.
Këto njohuri mund të ndihmojnë edhe hetimet që zhvilloni në vendet tuaja. Për së paku, bashkëpunimi përfshin edhe përgjegjësinë për të kontribuar në hetimet e partnerëve me të njëjtin seriozitet që presim për kërkesat tona.
Një informacion që sigurojmë në Shqipëri mund të ndihmojë në zbardhjen e një çështjeje në vendin tuaj. Një provë që vjen prej jush mund të jetë vendimtare për një hetim që zhvillohet në Shqipëri”, – është shprehur Braho ndër të tjera.
lexo edhe:
FBI, DEA, Europol dhe Interpol në Tiranë/ Hita: “Krimi nuk do të ketë më kufij për t’u fshehur”















