Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që të shmangin udhëtimet drejt rajonit të Lindjes së Mesme deri në një njoftim të dytë.

Në një njoftim zyrtar, ministria thekson se situata në këtë rajon vijon të jetë e paparashikueshme dhe e paqëndrueshme, ndaj kërkohet kujdes i shtuar nga qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë drejt vendeve të kësaj zone.

Reklame

Sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, institucionet shqiptare po ndjekin me vëmendje të gjitha zhvillimet dhe do të vijojnë të informojnë publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo ndryshim të situatës.

Reklame