Një luan dhe një ari, të kapur në mënyrë të paligjshme në veri të Shqipërisë, janë dërguar në rezervate për kafshë të egra në Gjermani në fillim të dhjetorit. Luani 3-vjeçar, Erioni, dhe arusha 2-vjeçare, Flora, u zbuluan nga autoritetet në Tiranë se po mbaheshin ilegalisht si kafshë shtëpie në një pronë private. Shpëtimi u realizua nga organizata ndërkombëtare Four Paws, e cila nënshtruar kafshët ndaj kontrollit mjekësor dhe i transportoi në vendet e reja përmes një udhëtimi të gjatë 70-orësh.
Kur mbërritën në Gjermani, të dy kafshët ishin në gjendje të dobët shëndetësore: Flora ishte kequshqyer dhe kishte probleme dentare, ndërsa Erionit i kishte rënë krifa. Veterinerët nisën menjëherë trajtimin dhe rehabilitimin e tyre, duke siguruar që kafshët të përshtateshin gradualisht në ambientet e reja, të përshtatshme për speciet e tyre.
Four Paws thekson rëndësinë e këtij shpëtimi për të luftuar tregtinë ilegale të kafshëve të egra dhe mbajtjen private të tyre në Shqipëri dhe rajon. “Ky shpëtim nxjerr në pah nevojën urgjente për të mbrojtur kafshët e egra dhe për t’i çuar në mjedise ku mund të jetojnë në kushte të sigurta,” tha Magdalena Scherk-Trettin, menaxhere projektesh pranë organizatës.
















