Situata e zjarreve në Shqipëri paraqitet e qetësuar këtë mëngjes.

Sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 10 vatra zjarri, të cilat janë shuar të gjitha.

Reklame

Aktualisht, në territorin e vendit nuk ka asnjë vatër aktive dhe asnjë vatër nën mbikëqyrje.

Për përballimin e situatës janë angazhuar 174 forca operacionale vendore dhe lokale dhe 14 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 27 efektivë, 3 mjete dhe 1 ambulancë.

Zjarret u shuan në disa qarqe

Qarkun Lezhë, vatra në fshatin Gallatë, Bashkia Kurbin, e cila kishte ardhur nga territori i Bashkisë Mat, është shuar.

Librazhd Katund, zjarri që kishte prekur një sipërfaqe me bimësi pishe është gjithashtu shuar.

Bularat, Bashkia Dropull, zjarri është neutralizuar pas angazhimit të strukturave vendore, Policisë dhe Forcave të Armatosura.

Në këtë operacion morën pjesë 18 efektivë të MZSH-së me 3 mjete zjarrfikëse, 8 forca bashkiake, 10 forca policore dhe 27 efektivë të FA-së me 3 mjete dhe një ambulancë.

Qarkun Dibër janë shuar vatrat në Lundre–Madhesh, Cerrujë/Mali i Allushit dhe Selishtë.

Ndërsa në Qarkun Fier janë shuar vatrat në Bitaj të Lushnjës dhe Rërës të Patosit.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë territorin e vendit, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile.

Edhe pse aktualisht nuk ka vatra aktive, kapacitetet operacionale vijojnë të jenë në gatishmëri për çdo situatë të re, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave, pasurisë së qytetarëve dhe mjedisit.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor, 13 shtator 2026, me sa shitet dhe blihet valuta në vend

Zjarret rikthehen në 3 vatra aktive/ Reshjet përmbytin Elbasanin, 55 mm shi në qytet

Reklame