Frutat e thata janë një burim i madh antioksidantësh që kontribuojnë në shëndetin tonë afatgjatë. Më poshtë do të gjeni 4 frutat e thata të cilat forcojnë zemrën, kockat dhe trurin.
1. Arra
Pasur me hekur, kalcium, magnez, vitaminë E dhe B, dhe elementë gjurmësh.
Përmban melatonin që ndihmon në luftimin e pagjumësisë.
Antioksidantët e arrave mbështesin ekuilibrin hormonal dhe shëndetin e përgjithshëm.
2. Lajthitë
Të pasura me proteina dhe yndyrna të shëndetshme.
Ulin kolesterolin “e keq” (LDL) dhe përmirësojnë shëndetin kardiovaskular.
3. Bajamet
Burim i shkëlqyer i kalciumit dhe fosforit për kocka të forta.
Ideale për vegjetarianët ose ata intolerantë ndaj qumështit.
4. Kikirikë
Të pasura me vitaminë B6, E, kalium, magnez dhe fosfor.
Ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak dhe promovojnë shëndetin e zemrës.















