Kreu i Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor 83 mandate parlamentare për të përfituar fuqi të jashtëligjshme dhe për të mbrojtur interesa të grupeve të inkriminuara, duke shkelur Kushtetutën dhe duke cenuar të drejtat e qytetarëve.
Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje masive nesër në rrugët dhe sheshet e Tiranës, duke theksuar se vetëm vendosmëria dhe guximi i qytetarëve mund ta vendosin “organizatën kriminale me në krye Ramën” para ligjit dhe të mbrojnë pasuritë, të ardhmen dhe interesat e tyre.
Ai akuzoi mazhorancën për miratimin e ligjeve që favorizojnë interesat personale dhe lidhjet familjare, duke cilësuar veprimet e qeverisë si “pushtues dhe armiqësor ndaj shqiptarëve”:“Edi Rama merr të gjitha fuqitë nëpërmjet 83 mandateve të krimit. Ligji që ka paraqitur në parlament është në kundërshtimin më flagrant me Kushtetutën. Ligji është një mburojë për Edi Ramën dhe familjen e tij, për organizatën kriminale që kryeson që të vjedhë duke i shpëtuar ligjit, duke qëndruar mbi ligjin.”
Berisha u ndal edhe tek ligji i Lindave, i cili sipas tij favorizon tenderat e kompanive të lidhura me pushtetin:“Ky është ligji i Lindave. Ka shkuar sot edhe ky në parlament. Në qoftë se u thashë se Edi Rama po sillet si lopë e çmendur, ky i ka bërë të gjithë këtë grup të inkriminuar gjer në palcë, që nuk mendon për përgjegjësi qytetare.”
Ai përfundoi me thirrjen e hapur për qytetarët:“Shqiptarët, të thonë fjalën e tyre me guxim epik nesër në ora 6 në rrugët dhe sheshet e Tiranës.”















