Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shpallur këtë të hënë pretencën për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun, të akuzuar në dosjen për pastrim parash.

Për Fatime Kryemadhin, SPAK kërkoi dënimin me 7 vite e 6 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në 5 vite burg. Prokuroria kërkoi që ekzekutimi i këtij dënimi të pezullohet dhe ajo të vendoset në shërbim prove për 5 vite.

Reklame

SPAK kërkoi gjithashtu konfiskimin e vilës në zonën e Kodrës së Diellit, duke e konsideruar pasuri të lidhur me veprën penale sipas akuzës.

Për Pirro Xhixhon, Prokuroria kërkoi dënimin me 4 vite e 6 muaj burg, i cili, për shkak të gjykimit të shkurtuar, ulet në 3 vite burg. Edhe për të, SPAK kërkoi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen në shërbim prove, sipas parashikimeve ligjore.

Ndërsa për Ema Çokun, organi i akuzës kërkoi 7 vite burg, dënim që me përfitimin e gjykimit të shkurtuar ulet në 4 vite e 8 muaj burg. SPAK kërkoi gjithashtu pezullimin e dënimit dhe vendosjen e saj në shërbim prove për 5 vite.

Pretenca e SPAK përbën kërkesën përfundimtare të organit të akuzës, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret nga Gjykata e Posaçme (GJKKO), pasi të dëgjohen edhe konkluzionet e mbrojtjes.

SPAK lexon pretencën për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon: Zbardhen detaje nga hetimi për pastrim parash

GJKKO shtyn seancën për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon – ja arsyeja

Reklame