Monika Kryemadhi u paraqit edhe këtë të enjte në ambientet e SPAK, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe qytetarëve me deklaratat dhe veprimet e saj.
Duke filmuar gazetarët me telefon, Kryemadhi komentoi: “Yjet e Big Brother-it tim, sa të bukur jeni”, një shprehje që shkaktoi habi dhe koment në ambientet e institucionit.
Ajo theksoi se kishte ardhur si intelektuale, duke shtuar se kishte përgatitur të gjithë dokumentacionin dhe mbrojtjen për çështjen e saj:
“Kam ardhur sot si intelektuale. Pse vetëm ju të filmoni? T’iu filmoj dhe unë juve. Unë nuk jam e pavarur, ka gjykata që janë të pavarura. Ika se sot kam mbrojtjen, kam bërë dhe gjithë këto letra gati.”
Shfaqja e Kryemadhit në SPAK vjen ndërkohë që procedimi ndaj saj vijon dhe institucionet po shqyrtojnë dokumentacionin e paraqitur nga mbrojtja.














