Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Burgun Domokos, një nga institucionet më të sigurisë së lartë në Greqi, ku një i burgosur ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.

Sipas mediave greke, një i dënuar me burgim të përjetshëm është nisur drejt zyrës së krye-rojës së turnit me qëllim për ta vrarë. Në momentin që ka tentuar të kryejë sulmin, ai është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i vdekur në vend.

Reklame

Autori i të shtënave dyshohet të jetë një tjetër i dënuar, me origjinë bullgare. Ende nuk është bërë e qartë se si ka arritur arma në ambientet e brendshme të burgut, çka shton dyshimet për shkelje të rënda të sigurisë.

Ngjarja në prani të Alket Rizait – Rastësi apo lidhje e fshehtë?

Burime mediatike raportojnë se ngjarja ka ndodhur në prani të shqiptarit të njohur, Alket Rizai, i cili po vuan dënimin në të njëjtin burg.

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nëse episodi ka lidhje me Rizain apo nëse ai ka qenë thjesht dëshmitar i momentit dramatik. Megjithatë, prania e tij në vendngjarje ka rikthyer menjëherë vëmendjen e opinionit publik.

Në Domokos kanë mbërritur forca të shumta hetimore, ndërsa autoritetet greke kanë nisur verifikimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, motivet dhe përgjegjësitë eventuale.

Kush është Alket Rizai? Arratisje me helikopter dhe dy burgime të përjetshme

https://telegrafi.com/media-library/2023-01-alket-rizai-600x360-1-jpg.jpg?coordinates=0%2C11%2C0%2C12&height=700&id=58093710&quality=90&width=1245
https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/9/91/Korydallosprison.jpg
https://s.hdnux.com/photos/04/43/11/1192569/4/1920x0.jpg

Alket Rizai konsiderohet një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Greqi. Ai është dënuar dy herë me burgim të përjetshëm, ndërsa mbi të rëndojnë edhe 25 vite të tjera burg për vepra të ndryshme penale.

Emri i tij u bë i famshëm për arratisjet spektakolare, përfshirë atë me helikopter nga burgu i sigurisë së lartë Korydallos Prison në vitin 2006, në bashkëpunim me kriminelin grek Vassilis Paleokostas – një operacion që tronditi autoritetet greke dhe u konsiderua ndër më të guximshmit në historinë e burgjeve europiane.

Megjithëse ka kaluar pjesën më të madhe të jetës pas hekurave, në vitet e fundit Rizai ka përfituar edhe leje të përkohshme, falë sjelljes së disiplinuar.

Në janar 2021, gjatë një kontrolli në zonën e Lamisë, ai u gjet në një automjet së bashku me dy të dënuar të tjerë, ndërkohë që ndodhej në leje 5-ditore nga burgu – një episod që shkaktoi reagime të forta në opinionin publik grek.

Po ashtu, rreth një vit më parë ai u paraqit në Gjykatën e Kundërvajtjeve në Lami, i akuzuar për posedim të armëve të improvizuara dhe celularëve në qeli, por në përfundim të procesit u shpall i pafajshëm.

Më 11 prill 2025, Rizai ka paraqitur kërkesë për lirim nga burgu.

Reklame