Tiranë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në degën e Fibank në zonën e ish-parkut të autobusëve, ku një person ka tentuar të grabisë bankën duke përdorur armë zjarri.
Sipas informacionit zyrtar, autori, i identifikuar si Bardhyl Fusha, ka qëlluar një herë në vendngjarje, ndërsa në vend u gjet një gëzhojë. Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, Fusha u arrestua, duke parandaluar një tragjedi më të madhe.
Reklame
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për sigurimin e zonës.
Reklame














