Një episod i pazakontë është regjistruar gjatë seancës së argumenteve përmbyllëse në Gjykatën Speciale në Hagë, ku po zhvillohet procesi ndaj krerëve të UÇK-së.

Teksa avokati i Kadri Veselit po mbante fjalën përfundimtare në mbrojtje të klientit të tij, njëri nga gjyqtarët e trupit gjykues, Kristof Barthe, është fotografuar nga mediat duke dremitur në sallë.

Reklame

Pamjet kanë qarkulluar menjëherë, duke nxitur reagime dhe komente, pasi bëhet fjalë për një proces me rëndësi të lartë publike dhe historike. Në një moment kyç të gjyqit, ku paraqiten argumentet përfundimtare të mbrojtjes, vëmendja e trupit gjykues konsiderohet thelbësore për integritetin e procesit.

Nuk ka pasur reagim zyrtar nga Gjykata lidhur me incidentin, ndërsa seanca ka vijuar normalisht.

Rasti ka ngritur pikëpyetje dhe diskutime në opinionin publik, për shkak të simbolikës që mbart një situatë e tillë në një proces të ndjeshëm dhe të ndjekur nga afër.

Reklame