Punonjësi i Tatimeve, Enea Busukja, u plagos ditën e sotme nga një atentat me tritol në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Arra e Madhe”, ku lënda plasëse shpërtheu pranë makinës së tij të parkuar.
Busukja është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Reklame
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të atentatit, ndërkohë që po punohet për identifikimin e autorëve dhe motivit të sulmit.

Reklame








