Paris Saint-Germain do të zbresë në fushë me objektivin e qartë për të marrë tre pikët në përballjen e kampionatit ndaj Marseille, një nga duelet më të zjarrta të futbollit francez.

Në prag të sfidës, trajneri i parisienëve Luis Enrique doli në konferencë për shtyp, ku vlerësoi kundërshtarin dhe paralajmëroi një përballje të fortë.

Reklame

“Marseille ka një stil loje sulmues që më pëlqen shumë. Ata kanë një trajner shumë të mirë dhe disa lojtarë që i vlerësoj shumë,” u shpreh tekniku spanjoll.

Luis Enrique theksoi se PSG nuk e nënvlerëson aspak kundërshtarin, duke kujtuar edhe përballjen e fundit mes dy skuadrave. “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, pasi edhe herën e fundit Marseille tregoi se është në gjendje të na vërë në vështirësi,” shtoi ai.

PSG synon të konfirmojë formën dhe të ruajë kryesimin, ndërsa Marseille kërkon të prishë planet e kampionëve në fuqi, në një duel që pritet të dhurojë emocione dhe intensitet të lartë.

Reklame