Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas dhunimit të avokatit Kujtim Cakrani, duke e cilësuar ngjarjen si një “akt kriminal shtetëror të shëmtuar”.
Në deklaratën e tij, Berisha thekson se avokati Cakrani është goditur shtazërisht dhe pa asnjë shkak, vetëm për shkak të ushtrimit të detyrës së tij profesionale. Sipas liderit demokrat, Cakrani ndodhet i shtruar në spital, pasi ka pësuar fraktura në kokë.
Berisha e ka dënuar ngjarjen si një krim të parapërgatitur, duke e cilësuar atë si të frymëzuar dhe të sponsorizuar nga pushteti, ndërsa ka paralajmëruar se përgjegjësia për këtë akt është direkte dhe se drejtësia, edhe pse mund të vonojë, nuk harron.
Reagimi i plotë i Sali Berishës:
“Dhunimi i Avokatit Kujtim Cakrani, një akt kriminal shtetëror i shëmtuar.
Të dashur miq, sot avokati i mirënjohur Kujtim Cakrani, që sot është dhe avokati i ish-Presidentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, goditet shtazërisht pa asnjë shkak, por vetëm e vetëm për shkak të detyrës dhe shtrohet në spital me fraktura në kokë.
Partia Demokratike i uron shërim të shpejtë dhe të plotë Avokatit Kujtim Cakrani, dënon me forcën më të madhe këtë akt shtazor si një krim të shëmtuar të parapërgatitur shtetëror, të frymëzuar dhe sponsorizuar nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale dhe ju rikujton atyre se përgjegjësia direkte është e tyre dhe se drejtësia vonon, por nuk harron.” #sb















