Partizani dhe Elbasani kanë përfunduar në barazim 2-2 një duel të mbushur me emocione, në kuadër të javës së 22-të të Abissnet Superiores.
Elbasani kaloi i pari në avantazh me Lajthinën, por pak minuta më vonë Janaçek u ndëshkua me të kuq, duke lënë ekipin me 10 lojtarë. Partizani shpërdoroi një penallti me Tsague, ndërsa Skuka barazoi rezultatin në pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë, Partizani luajti me 4 sulmues dhe arriti të kalonte në avantazh me Isgandarli. Momente paniku shkaktoi rënia papritur pa ndjenja e Sembene, por lojtari u ndihmua menjëherë nga stafet mjekësore dhe u largua me barelë.
Në shtesë, Elbasani arriti të barazonte sërish me Lajthinën, duke siguruar një pikë nga ky duel dramatik.
Rezultati i barabartë lë të hapur luftën për vendet e larta në Abissnet Superiore, ndërsa emocionet nga ky takim do të mbeten gjatë në kujtesën e tifozëve.
















