Gjatë Prime-it të sotshëm të Big Brother VIP Albania 5, vëmendja e publikut nuk u fokusua vetëm te dinamika mes banorëve, por edhe te qëndrimi i opinionistes, e cila mbrojti vazhdimisht banorin Miri gjatë debatimeve në studio.

Komentet e saj në favor të Mirit u përsëritën disa herë, duke nxitur reaksione edhe mes të pranishmëve në studio.

Reklame

Momenti më i komentuar erdhi kur prezantuesi Ledion Liço ndërhyri me batutë:

“Ti s’ke mbrojtur burrin… ish-burrin, me fal, kaq shumë!”

Situata solli shaka dhe humor në studio, duke bërë që publiku të shpërthente në të qeshura dhe momenti të bëhej tema kryesore e mbrëmjes.

Reklame