Burgu i Fushë-Krujës është boshatisur mëngjesin e kësaj të shtune, me rreth 150 të burgosur të transferuar në institucione të tjera në vend.

Sipas informacionit nga autoritetet, këto transferime masive janë të lidhura me rikonstruksionet që po kryhen aktualisht në këtë institucion penitenciar.

Reklame

Autoritetet theksojnë se nuk ka persona me rrezikshmëri të lartë mes të transferuarve sot dhe se shumica janë dënuar për krime të thjeshta ose banale.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, rreth 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë u transferuan nga Fushë-Kruja drejt burgut të Peqinit, si pjesë e një plani për menaxhimin e sigurisë dhe përmirësimin e kushteve në institucion.

Autoritetet po vijojnë monitorimin dhe organizimin e transferimeve për të garantuar sigurinë dhe rregullsinë në të gjitha institucionet penitenciare gjatë periudhës së rikonstruksioneve.

Reklame