Vlorë – Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në arrestim ka përfunduar shtetasi me inicialet F. C., banues në Vlorë.

Kontrolle të forcës “Shqiponja” çojnë në arrestim
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, arrestimi u krye nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative.

Reklame

“Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj automjetit tip ‘Smart’ që drejtohej prej tij, si dhe gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis sativa,” njofton Policia.

Reklame