Ushtarët gjermanë të dislokuar së fundmi në Groenlandë janë larguar papritur vetëm 44 orë pas mbërritjes, duke shkaktuar habi tek autoritetet lokale dhe vetë trupat në terren.

Vetëm një ditë më parë, autoritetet në Berlin kishin bërë të ditur se 15 ushtarët gjermanë do të qëndronin në ishull për një periudhë më të gjatë se ajo e planifikuar fillimisht. Megjithatë, sipas raportimeve të gazetës Bild, vendimi për largimin u mor të dielën në mëngjes, pa asnjë shpjegim zyrtar.

Reklame

Burimet bëjnë me dije se trupave iu komunikua thjesht urdhri: “Kthehuni”, ndërsa të gjitha takimet dhe aktivitetet e parashikuara për ditën e sotme në Groenland u anuluan menjëherë.

Ende mbetet e paqartë nëse largimi lidhet me kërcënimet e presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave doganore ndaj tetë vendeve europiane, përfshirë Gjermaninë, të cilat kishin dislokuar trupa në Groenlandë, apo nëse bëhet fjalë për arsye të tjera operative apo diplomatike.

Ky zhvillim shton më tej tensionet ndërkombëtare rreth rolit strategjik të Groenlandës, duke e vendosur ishullin në fokus të marrëdhënieve të ndërlikuara mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Reklame