Një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit.
Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit Astrit Hysenaj, 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi Astrit Hysenaj. është marrë nga rrjedha e ujit.
Reklame
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon ne drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit
Reklame















