Festimet për ndërrimin e viteve nuk kanë shkuar pa incidente për disa qytetarë në vend. Deri në orën 01:30 të mëngjesit të 1 janarit 2026, janë raportuar 20 persona të lënduar si pasojë e përdorimit të fishekzjarrëve, megjithëse të gjithë pa rrezik për jetën, njofton Policia e Shtetit.
Nga rastet e regjistruara, 16 lëndime janë shënuar në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Fushë-Arrëz dhe 1 në Korçë.
Reklame
Një tjetër incident u shënua në Vaqarr, ku një vajzë 13-vjeçare ka pësuar gërvishtje në parakrah, dyshohet nga një plumb qorr. Fatmirësisht, ajo nuk ka pësuar dëmtime serioze.
Policia apelon qytetarët që gjatë përdorimit të fishekzjarrëve të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e sigurisë për të shmangur aksidentet.
Reklame















