Pamje të rënda raportohen nga zona pranë Parlamentit, ku një automjet i një prej televizioneve që po ndiqnin protestën është përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve paraprake, makina është djegur gjatë tensioneve të krijuara, ndërsa situata ka qenë tejet e rrezikshme edhe për operatorin e televizionit, i cili ndodhej pranë mjetit dhe është përfshirë nga flakët.

Reklame

Ende nuk dihen detaje të plota mbi gjendjen shëndetësore të operatorit, ndërsa forcat e emergjencës dhe policia kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll.

Ngjarja ka shtuar më tej tensionin në zonë, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve.

Reklame