Partia Demokratike ka shënuar sot 35-vjetorin e themelimit të saj me një aktivitet festiv ku morën pjesë drejtues, anëtarë, simpatizantë dhe figura historike të forcës politike. Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti fjalën e rastit, duke nderuar themeluesit dhe kontribuesit e PD përgjatë tre dekadave e gjysmë.

Në fjalimin e tij, Berisha përshëndeti demokratët brenda dhe jashtë vendit, drejtuesit lokalë e qendrorë, aleatët politikë, si edhe forumeve të partisë.

Reklame

Ai shprehu mirënjohje të veçantë për figurat që kanë lënë gjurmë në historinë e PD-së, nga themeluesit e saj tek drejtuesit që nuk jetojnë më, duke i cilësuar si “krenaria e përhershme e demokratëve”.

Berisha veçoi tribunin e lirisë Azem Hajdarin, të cilin e përshkroi si të pavdekshëm: “Azem, ti je gjallë!”
Ai nderoi gjithashtu themeluesin dhe intelektualin Gramoz Pashko, si edhe personalitetet e Partisë Demokratike Pjetër Arbnori, Ali Spahia, Bujar Nishani, Sokol Olldashi, Genti Bogdani, dhe shumë drejtues të tjerë që nuk janë më.

“Kujtimi, vepra dhe trashëgimia e tyre është dhe do të mbetet krenaria jonë në çdo kohë,” deklaroi Berisha, duke theksuar sakrificat dhe kontributet e demokratëve ndër vite.

Reklame