Një automjet i djegur është gjetur mbrëmjen e sotme në zonën e fshatit Mirakë, përgjatë aksit rrugor Elbasan–Librazhd. Sipas burimeve paraprake nga grupi hetimor, dyshohet se kjo makinë mund të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka, i njohur si Mondi Mëhalla, i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
Automjeti është gjetur plotësisht i shkrumbuar pak kilometra larg vendit ku u raportua se autorët u larguan me shpejtësi pas atentatit. Policia ka rrethuar zonën dhe po kryen ekspertizën për të identifikuar modelin, targat dhe çdo provë të mundshme që mund të ketë shpëtuar nga zjarri.
Paralelisht, vijon puna hetimore për identifikimin e autorëve dhe motivet e ekzekutimit, teksa disa pista po analizohen, përfshirë të shkuarën kriminale të viktimës dhe konfliktet e mundshme që ai mund të ketë pasur së fundmi.Hetimet janë në vijim.















