Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër ka finalizuar fazën e katërt të operacionit të gjerë antidrogë të koduar “Andromeda”, pas disa muajsh hetime me metoda speciale. Operacioni çoi në arrestimin e 10 shtetasve, si dhe procedimin penal të 3 të tjerëve, të dyshuar për shpërndarje të kokainës dhe kanabisit në zona të ndryshme të qytetit.
Policia bëri me dije se u prangosën:
Mihal Llavdaniti, 18 vjeç
Klajdi Rondo, 23 vjeç
Meteo Rondo, 20 vjeç
Dorian Alikaj, 30 vjeç
Arben Puleri, 52 vjeç
Armand Majko, 21 vjeç
Alsid Cani, 35 vjeç
Mikel Novi, 30 vjeç (i kapur më 26.11.2025)
Gjithashtu, u ekzekutua urdhri i Prokurorisë për ndalimin e:
Dëfrim Rondo, 55 vjeç
Xhuljano Guma, 22 vjeç
Të dy të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrolleve në banesa e ambiente të tjera, Policia sekuestroi:
1 kg e 82 g kokainë
Sasi kanabisi, gati për shitje
1 armë gjahu, 1 pistoletë sportive, 1 thikë
Municion, 1 aparat metal-kërkues
2 palë targa automjetesh
3970 paketa cigare pa pullë fiskale
4850 euro
17 celularë
Sipas hetimeve, të arrestuarit shpërndanin kokainë dhe kanabis në disa lagje të Gjirokastrës, duke funksionuar në grupe të vogla të ndërlidhura.
Gjithashtu u proceduan ne gjendje ye lire shtetasit : K. M., 44 vjeç – iu gjet një sasi e vogël kokaine.
E. Sh., 50 vjeç – akuzohet se kishte dijeni për drogën, por nuk kallëzoi.
A. B., 58 vjeç – iu gjetën fishekë gjuetie në banesë.
Materialet i janë dërguar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme, ndërsa Policia thotë se operacioni “Andromeda” do të vazhdojë me faza të tjera për të goditur rrjetet e shpërndarjes së drogës në qark.














