Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 44-vjeçarit shqiptar Françesk Shkambi, në SHBA.

Shkambi u qëllua dy herë me armë zjarri jashtë restorantit ku punonte si menaxher ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes dyshohet Tonin Pjetri, 65 vjeç. Sipas familjarëve të Shkambit, Pjetri ka qenë mik i viktimës. Ai u dorëzua rreth 20 minuta pas ngjarjes.

Reklame

Ndërkohë sipas mediat amerikane, Françesk Shkambi rezulton një emër i dëgjuar për drejtësinë e huaj, kur adminstrata Biden, fali 1.500 individë përfshirë trafikantë drogë, shitës kokaine, udhëheqës të karteleve dhe mashtrues.

Mes tyre, ishte edhe Françesk Shkambi, i dënuar fillimisht në korrik 2014 me 27 vjet burg për drejtimin e një organizate kriminale për “kontrabandën e kokainës dhe marihuanës në Shtetet e Bashkuara nga Shqipëria”.

“Shkambi gjithashtu negocioi me një burim të huaj për të trafikuar kokainë nga Meksika në Evropë”, tregonin të dhënat. “Juria e gjeti Shkambin përgjegjës për trafikimin e 85 kilogramëve kokainë, 4 kilogramëve heroinë, afërsisht 122 paund marihuanë dhe 4,000 pilulash Ecstasy.”

Shkambi ishte planifikuar të lirohej në vitin 2029, sipas Byrosë Federale të Burgjeve (BOP). Shkaqet e vrasjes së tij nuk dihen ende.

Reklame