Kanë nisur homazhet për liderin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta më 31 tetor, në moshën 73-vjeçare.

Të pranishëm në ceremoninë publike janë familjarët e tij, përfshirë bashkëshorten Xhoana Nano, djalin Sokoli, vajza Edlira si dhe ish-bashkëshorten Rexhina Nano.

Reklame

Homazhet për publikun kanë nisur që nga ora 08:30 dhe vijojnë gjatë gjithë ditës, duke i dhënë mundësinë qytetarëve të nderojnë figurën e ish-kryeministrit.

Fatos Nano do të mbahet mend si një nga figurat kyçe të politikës shqiptare, me kontribut të gjatë në jetën publike dhe zhvillimin e Partisë Socialiste.

Reklame