Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të këtij të fundit në podkastin e tij.

Rama ironizoi kandidaturën e aktorit, duke thënë se ai “ka marrë rol”, pasi sipas tij aktorët jetojnë me role.

Reklame

Në reagimin e tij, Binaj e cilësoi Ramën si “aktori më i madh në Shqipëri”. Ai e akuzoi kryeministrin për çështjen e inceneratorit të Tiranës.“Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë euro qytetarëve duke i bindur se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjator!”, shkroi Binaj.

Rama ironizon kandidaturën e Binajt

Në podkastin e tij, Rama e cilësoi Binajn si “aktor humori në rolin e një kandidati gjasme të pavarur”.

Ai kujtoi gjithashtu pjesëmarrjen e aktorit në një kongres të Partisë Socialiste vite më parë.“Këneta është kaq e dëshpëruar sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjasme të pavarur. Prandaj unë nuk e gjykoj aktorin për rolin e ri që ka marrë, se aktorët atë punë kanë, me role jetojnë”, tha Rama.

Përplasja politike për Bashkinë e Tiranës

Binaj e cilësoi deklaratën e kryeministrit si një përpjekje për ta diskredituar,  sulmet personale vijnë në mungesë të argumenteve.

Kandidati i pavarur ka deklaruar gjithashtu se nuk ka “akuza apo dosje në SPAK”, duke iu referuar kundërshtarëve të tij.

Përplasja mes Ramës dhe Binajt vjen në kuadër të garës për Bashkinë e Tiranës, ku aktori kandidon si i pavarur.

Lexo edhe:

Florian Binaj pas vendimit të Kushtetueses: “Tirana ka nevojë për ndryshim”

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

Reklame