Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ndërhyrjet që po kryhen në qytetin e Vlorës, ku po vijon shembja e mureve rrethuese dhe strukturave prej betoni që cenojnë hapësirat publike.
Nisma është konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo si një aksion i përkohshëm. Ajo synon lirimin e hapësirave publike dhe përmirësimin e standardeve urbane.
“S’ka pushim”, shkroi Rama në rrjetet sociale, teksa ndau pamje nga ndërhyrjet në qytetin bregdetar.
Masa më të ashpra për ndërtimet pa leje
Në kuadër të masave kundër ndërtimeve pa leje, në Kodin e ri Penal, i cili është aktualisht në diskutim publik, parashikohen ndëshkime më të ashpra.
Ndërkohë, një tjetër mekanizëm pritet të jetë Rregullorja e re Kombëtare. Ajo do të përcaktojë hapësirat që mund të shfrytëzohen nga subjektet private.
Qytetarët mund të raportojnë rastet e abuzimit edhe përmes portalit HapësiraImePublike.gov.al.
Sipas të dhënave të publikuara, deri tani janë raportuar 14 471 raste. Prej tyre, 10 709 raste janë zgjidhur, ndërsa 3 762 raste vijojnë të jenë në proces shqyrtimi.
Lexoni edhe:
Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës ndez debat, Rama sqaron vendimin: Nuk është rasti i fundit
Rama publikon mesazhin e radhës: Resorti 4 miliardë euro do të “bekojë” Vlorën















