Drejtoria Vendore e Policisë Kukës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Akulli”, i zhvilluar me qëllim goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.
Si rezultat i operacionit, shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:
Reklame
Pllumb Veveli, 30 vjeç, banues në Kukës.
Ky shtetas u ndalua në lagjen nr. 3 të qytetit të Kukësit, teksa qarkullonte me automjetin tip “Touareg”, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan:
1 armë zjarri pistoletë,
municion luftarak,
si dhe vetë automjeti që ai përdorte.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme ligjore.
Reklame








