Pas një periudhe të gjatë bllokimi dhe procesesh të stërzgjatura burokratike, fondet e IPARD për bujqësinë shqiptare duket se janë në fazat e tyre finale drejt zhbllokimit.
Sipas ministres Delina Ibrahimaj, i gjithë dokumentacioni i kërkuar është dorëzuar në përputhje të plotë me procedurat e Bashkimit Europian, duke sinjalizuar hapjen e shpejtë të këtyre fondeve jetike për fermerët.
Këto financime konsiderohen me rëndësi kritike për zhvillimin e sektorit bujqësor në vend.
Gjithashtu, bëhet me dije se Shqipëria nuk është i vetmi shtet që është përballur me problematika të tilla me programin evropian, por këto pengesa tanimë konsiderohen tërësisht të zgjidhura falë angazhimit maksimal institucional.
Në të njëjtën kohë, vëmendja është kthyer edhe te paketa e re fiskale. Ndonëse hartimi i saj është një fushë që bie nën përgjegjësinë ekskluzive të Ministrisë së Financave, palët e interesuara kanë dorëzuar tashmë kërkesat dhe sugjerimet e tyre. Këto propozime janë aktualisht në fazën e vlerësimit, duke ndjekur të gjitha procedurat ligjore të konsultimit që i paraprijnë miratimit të paketës vjetore.
Delina Ibrahimaj: ...dhënien e fondeve të IPARD-it dhe patjetër që është një proces i cili ka qenë i zgjatur. Kemi pasur dokumentacione për të dorëzuar sipas të gjitha procedurave të Bashkimit Europian, por është në fazat finale të tij.
Pra, neve presim që shumë shpejt fondet do të hapen. Ndërkohë që sigurisht që është një fond shumë i rëndësishëm, i cili ndikon në të gjithë zhvillimin e bujqësisë në vend, ndaj edhe ka një angazhim maksimal nga të dyja palët që ky fond të tërhiqet.
Shqipëria nuk është vendi i vetëm që ka pasur problematika me IPARD-in dhe sigurisht që ato janë, tashmë janë të zgjidhura.
Pyetja tjetër lidhej me, për paketën fiskale, është një fushë përgjegjësie e Ministrisë së Financave.
Çdo vit Ministria e Financave paraqet paketën fiskale e cila konsultohet sipas të gjitha procedurave ligjore dhe ne kemi çuar kërkesat tona të cilat janë duke u vlerësuar.
lexo edhe:
44 vatra zjarri në 24 orë, 14 aktive/ Dajti, Shkodra dhe Dibra vijojnë në alarm
Pasqyra e çmimeve del në tetor/ Ibrahimaj: Dalin160 produkte dhe çmime fikse për 3 muaj














