Advertisement

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në orën 01:15 të mëngjesit të 9 tetorit 2026 Reformën e re Administrativo-Territoriale, pas një seance maratonë me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, si dhe protesta jashtë godinës së Parlamentit. Projektligji mori 85 vota pro, duke parashikuar reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46.

Votimi përfundimtar u zhvillua mes tensioneve në sallën e Kuvendit. Gjatë procesit elektronik, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, hodhi ujë në drejtim të deputetëve socialistë, ndërsa pati edhe hedhje sendesh të tjera.

Reklame

Në sallë ndërhyri Garda, ndërsa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vijoi procedurën e votimit. Në momentin e votimit u shfaq edhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, prania e së cilës u shoqërua me tensione të tjera.

15 bashki bashkohen me njësi të tjera

Sipas hartës së miratuar, 15 bashki humbasin statusin si njësi më vete dhe bashkohen me bashki të tjera. Ndryshimet e parashikuara janë:

  • Fushë-Arrëzi i bashkohet Pukës.
  • Klosi i bashkohet Matit.
  • Rrogozhina i bashkohet Kavajës.
  • Dimali i bashkohet Beratit.
  • Poliçani i bashkohet Beratit.
  • Patosi i bashkohet Fierit.
  • Divjaka i bashkohet Lushnjës.
  • Selenica i bashkohet Vlorës.
  • Maliqi i bashkohet Korçës.
  • Këlcyra i bashkohet Përmetit.
  • Memaliaj i bashkohet Tepelenës.
  • Libohova i bashkohet Gjirokastrës.
  • Cërriku i bashkohet Elbasanit.
  • Belshi i bashkohet Elbasanit.
  • Përrenjasi i bashkohet Librazhdit.

Reforma e re vjen 11 vjet pas ndarjes së fundit administrativo-territoriale dhe synon një riorganizim të njësive të qeverisjes vendore. Megjithatë, gjatë diskutimeve në Kuvend, opozita kundërshtoi hartën e propozuar, ndërsa debatet u përqendruan te përfaqësimi i komuniteteve, funksionet e bashkive dhe kompetencat që do t’u delegohen pushteteve vendore.

Lexo edhe

85 vota pro për Territorialen/ Rama dhe Balluku në Kuvend, Bardhi hedh ujë, Braçe voton pro reformës

“Nuk kemi bërë gjë!”/ Braçe sfidon qeverinë për Territorialen, i mbyllin mikrofonin në Kuvend

Reklame