Orë “Richard Mille”, 4 telefona iPhone, karta bankare dhe një çantë me shuma të konsiderueshme eurosh iu sekuestruan Ergys Agasit në momentin e arrestimit, teksa ndodhej në makinë me Uljan Shpatarakun. Ora e Agasit, sipas kërkimeve në internet kushton deri në 300 mijë euro.
Sipas dosjes, në çantën e Agasit u gjetën kartëmonedha të prerjeve 200, 50 dhe 20 euro, disa karta bankare të institucioneve financiare vendase dhe të huaja, si dhe leja e drejtimit. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën gjithashtu çelësa metalikë, një kontratë qiraje automjeti dhe dokumente të tjera.
Shpatarakut iu sekuestruan 400 euro, 4.200 lekë, një portofol “Alviero Martini” dhe një çantë “Hermes”, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij nuk u gjetën sende të kundërligjshme.
Lexo edhe
‘Më tha se quhej Berti’, Shpataraku: Nuk e njoha Agasin, e mora në rrugë se më bëri ‘autostop’!














