Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë një varëse një gruaje në rrugën “Konferenca e Pezës”.
Arrestimi i Klajdion Kocja, 26 vjeç, u krye në kuadër të operacionit të koduar “October”, të finalizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6.
Sipas Policisë, i riu dyshohet se i ka marrë me dhunë varësen nga qafa shtetases, ndërsa hetimet kanë nxjerrë në pah dyshime edhe për një tjetër rast.
K. K. dyshohet se ka kryer gjithashtu një vjedhje tjetër me dhunë në të njëjtën zonë, më 2 tetor 2026.
Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rasteve dhe verifikimin e përfshirjes së 26-vjeçarit në ngjarje të tjera të mundshme.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Për të arrestuarin vlen prezumimi i pafajësisë deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.
Lexo edhe:
Videot intime të Adi Hilës, bëhet denoncimi i parë në komisariat. Këngëtarja shkon me emra në polici













